INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PDIU  e pakënaqur nga rezultati: Të hapen të gjitha kutitë e Tiranës

PDIU e pakënaqur nga rezultati: Të hapen të gjitha kutitë e Tiranës

Publikuar më: 19:13 13-07-2017

Teksa numërimi i 64 kutive të kontestuara në Tiranë po shkon drejt fundit, por rezultati i ri nuk po ndez ende dritën jeshile për Shpëtim Idrizin, PDIU ka depuzituar një tjetër kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon numërimin e të gjitha kutive në Tiranë, sipas kërkesës së re, duke arsyetuar se rinumërimi i kutive të deritanishme “ka vërtetuar predentimet” e tyre, për vjedhje të votave.

Hapen 58 kuti në Tiranë nga 64 gjithsej-  Nga 58 kutitë e numëruara PDIU ka marrë 1 votë më shumë nga rezultati i numërimit në 25 qershor.

Pavarësisht se PDIU mori 10 vota të cilat arbitrarisht i kishin kaluan PDS-së,nga ana tjetër humbi vota të tjera që në 25 qershor u numëruan si të PDIU por sot nga rinumërimi dolën thjesht të pavlefshme.

Në kutinë e 22-të PDIU-së i janë hequr 3 vota të cilat u cilësuan si të pavlefshme. Në kutinë e 23-të PDIU-së iu hoq gjithashtu një votë që rezultoi e pavlefshme. Në kutinë e 25 PDIU-së i janë hequr 9 vota të cilat nga rinumërimi rezultuan gjithashtu të pavlefshme. Në kutinë e 41 PDIU-së i janë hequr 2 vota. Në kutinë e 45, PDIU-së i janë hequr 5 vota të tjera.

PDIU-së i duhen edhe 37 vota shtesë për të marrë mandatin. Mbeten ende 6 kuti pa u numëruar nga 64 gjithsej.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimin  e votave për mandatin e 34-t të Tiranës.

KQZ po rinumëron 64 kuti të qarkut Tiranë, të kontestuara nga PS e PDIU.

Ditën e djeshme, KQZ pranoi kërkesën e subjeketeve politike për rihapjen e kutive që mund të çojnë në ndryshimin e rezultatit e për rrjedhojë edhe të mandateve për Tiranën.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887