Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë. Raporti u miratua me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.
Sa i përket Shqipërisë, deputetët e Parlamentit mirëpritwn përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë lidhur me reformat e BE.
Duke përgëzuar përmirësimet e ndjeshme të bëra nga Shqipëria për të forcuar kornizën e saj ligjore dhe institucionale, si dhe progresin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar, deputetët gjithashtu mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, ritmin e ngadaltë dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë .
Megjithatë, rezoluta e miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë në qershor 2019, me kusht që vendi të përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme.