INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PE sot diskuton për liberalizimin. Ministrja e Integrimeve Evropiane Kosovë, Hoxha optimiste

PE sot diskuton për liberalizimin. Ministrja e Integrimeve Evropiane Kosovë, Hoxha optimiste

Publikuar më: 09:22 29-08-2018

Komiteti i Parlamentit Evropian sot do të diskutojë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Nga ky diskutim, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, pret që me shumicë votash të miratohet heqja e vizave për kosovarët.

“Nuk presim befasi, ka pasur takime veç e veç me secilin nga anëtarët e komitetit LIBE në Bruksel, të gjithë kanë premtuar votën e tyre. nuk është një votë unanime, është një votë me shumicë në këtë komitet dhe mund të themi, fatmirësisht ne e kemi këtë, kemi punuar shumë me deputetët që vijnë edhe nga grupimet e ndryshme politike që pastaj reflekton situatën edhe në Parlamentin Evropian”, u shpreh Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088