INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedagogët e huaj rrëfejnë si përgjoheshin në komunizëm

Pedagogët e huaj rrëfejnë si përgjoheshin në komunizëm

Publikuar më: 11:18 03-05-2016

Çifi francez Champseix që kanë qënë pedagogë në Tiranë në vitet e komunizmit në Libri “Bulevardi Stalin nr. 57”, kanë rrëfyer se si përgjoheshin nga sigurimi. Në një kapitull të veçantë shkruan Mapo, ata kanë treguar histori tronditëse dhe e kanë titulluar: Nën mbikqyrje.

Ja ç’shkruajnë:
“Në 1982, të huajt ishin të rrallë dhe shumë syresh qarkullonin vetëm me makinë. Kur ne dilnim në rrugë ishte tamam si shfaqje. Njerëzit ndalonin dhe kthenin kokat për të na parë, sidomos këpucët, të cilat shkaktonin kureshtje dhe zili. Kur bënim fotografi në rrugë, shpesh rrethoheshim një grup kureshtarësh, të cilët komentonin pa të keq zgjedhjet tona dhe këndvështrimin që kishim zgjedhur për fotografitë.
Fëmijët, shumë kureshtarë, kërkonin të komunikonin me ne. Nëpër rrugët pranë Hotel Tiranës ku vijnë punonjësit e ambasadave, fëmijët e kishin zakon të kërkonin çamçakëz ose stilolapsa.
Më kot përpiqeshim të visheshim thjesht, të ecnim me hapin e ngadaltë të turmës orientale, të mos ecnim dorë për dore ashtu siç i ka hije burrit dhe gruas, ha, asgjë nuk ecte, të gjithë kalimtarët e kthenin kokën nga ne.
Që të shëtisnim të qetë, patëm vendosur të dilnim mbrëmjeve për të famshmen xhiro.
Vetmia na u shtua edhe më shumë nga ankthi se na përgjonin. Kur patëm mbërritur në pallat, drejtuesit e Universitetit i pati hequr të gjitha perdet, sepse sipas tyre ishin të palara. Mirëpo të gjitha dhomat, përveç asaj të gjumit – uf, kishte shpëtuar nderi – binin nga rruga. Pa perde ndiheshim edhe më të ekspozuar ndaj mbikëqyrjes së kureshtarëve dhe agjentëve të Sigurimit. Me gjithë kërkesat tona, “pastrimi” i perdeve zgjati mbi një muaj. Patëm vendosur të bëjmë humor me këtë gjë dhe enkas merrnim poza përpara dritareve. Kur i fiknim dritat e dhomave që shihnin nga rruga, e kishim për racion që të na binte telefoni dhe të dëgjonim nga ana tjetër të njëjtin zë që përsëriste: “Alo! Alo!”. Sigurimi donte të dinte se mos i bënim vizitë ndokujt në pallat.”

Article Logic
Execution time: 0.0044498443603516