Pas mbledhjes së asamblesë së pedagogëve janë zbardhur dhe vendimet që ata kanë marrë gjatë kësaj mbledhje. Bëhet me dije se do të themelohet një sindikatë për të mbrojtur pedagogët. Ndërkohë krahas sindikatës, Asambleja ka dalë me 6 vendime të tjera të cilat janë:
1. Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët
2. U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.
3. I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konsekuent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)
4. Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.
5. Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.
6. Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Medieve për ligjin e Arsimit të Lartë.
Kujtojmë që pedagogët kanë bojkotuar mësimin prej ditësh tashmë, ku nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre kundër Ligjit të Arsimit të Lartë.
Ata kanë mbështetur edhe studentët në kërkesat e tyre.