INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedagogia nxjerr bllof premtimin e Ramës për rritje pagash [FOTO]

Pedagogia nxjerr bllof premtimin e Ramës për rritje pagash [FOTO]

Publikuar më: 09:41 27-10-2016

Profesoresha Dhurata Shehri ka bërë një analizë në lidhje me pagat e pedagogëve dhe sipas llogarive premtimi i Ramës për rritje rrogash është nul. Ajo sqaron se rrogat e tyre nuk do të rriten, pasi u janë ulur prej rritjes së taksave njëherë dhe tani thjesht mund të shkojnë në nivelet e mëparëshme por jo se do të shtohen.

dhurrrr.jpg

Ja argumenti plotë:
Kishte ca kohë që “sihariqi” për ngritjen, apo indeksimin e pagave po qarkullonte nëpër media e në ambiente akademike, por Kryeministri zgjodhi t’ua shpallte vetë pedagogëve duke ua shqiptuar shifrat me lekë të vjetra (se duken më shumë).
Pagat indeksohen me 10-15% në varësi të kategorive, për shembull, profesorit, titullit më të lartë në hierarkinë akademike, i rritet paga me 10800 lekë, ndërkohë që prej tri vitesh, rroga e tij është ulur prej rritjes së taksës nga 10 në 15 %.
Po përtej indeksimit, apo rritjes siç pëlqen ta quajë, Kryeministri “harroi” të sqarojë kolegët pjesëmarrës në atë takim se në ligjin e tij reformues rrogat e pedagogëve nuk garantohen më, pasi ai e ka hequr grantin e pakushtëzuar të pagave që përballohej më parë nga buxheti i shtetit. Kryeministri bishtnoi duke bërë krahasimin me qeverinë e para tri viteve, por sot dhe në tri vitet e qeverisjes së tij pedagogët e universiteteve publike kanë të garantuara paga vetëm për 9-10 muaj në vit. Ndoshta me indeksimin që premton në mars, edhe më pak se 9 muaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047