INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedofilët pushtojnë qytetin e Australisë, 90% e fëmijëve të abuzuar seksualisht

Pedofilët pushtojnë qytetin e Australisë, 90% e fëmijëve të abuzuar seksualisht

Publikuar më: 16:54 18-09-2017

Përmasat e abuzimeve seksuale të të miturve në një qytet në Australi, janë tronditëse. Tridhjetegjashtë meshkuj janë akuzuar për më shumë se 300 raste abuzimi seksual ndaj 184 fëmijëve, pas një investigimi të bërë në Roebourne të Australisë Perëndimore.

Sipas Ministrisë së Mbrotjes të Fëmijëve të shtetit, shkalla e abuzimeve ishte aq e lartë sa ishte kthyer në diçka “normale” në këtë qytet të largët me një popullsi prej 1.410 banorësh.

Policia identifikoi 124 të dyshuar brenda Roebourne si dhe në zonat përreth gjatë investigimit, i cili do të vazhdojë procesin edhe për një vit.

Sipas The Australian, numri i konfirmuar i viktimave përbën rreth 90 % të fëmijëve nga mosha 6-12 vjeç.
Simon McGurk, Ministri i Mbrojtjes së Fëmijëve, tha se kjo gjendje normale e abuzimeve seksuale në këtë zonë të Australisë vjen nga brezi në brez. “Shumë prej pedofilëve kanë qënë vetë viktima të abuzimit seksual”, shtoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838