INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedofili vetëvritet para gjyqit në SHBA

Pedofili vetëvritet para gjyqit në SHBA

Publikuar më: 08:29 12-04-2017


Nga dënimi me vdekje në vetëvrasje. Kështu ka ndodhur me një 48-vjeçar i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 10-vjeçareje, dhe për vrasjen e gjyshërve të saj, duke i djegur brenda në shtëpi ka kryer vetëvrasje në ambientet e gjykatës duke u hedhur nga ballkoni.

Robert Seman do të dilte në gjyq këtë javë për t’u përballur me akuzat e ngritur ndaj tij, por para se të hynte në sallën e gjyqit ai i ka shpëtuar policisë dhe është hedhur nga ballkoni i Gjykatës së Mahoning në Youngstoën të Ohaio në SHBA.

Ngjarja për të cilën Seman akuzohej ka ndodhur në mars të vitit 2015 dhe nëse ai shpallej fajtor do të dënohej me vdekje.

Article Logic
Execution time: 0.0035221576690674