INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pejiç drejt largimit, Kukësi ka gati alternativën

Pejiç drejt largimit, Kukësi ka gati alternativën

Publikuar më: 08:51 26-07-2017

Pero Pejiç vazhdon të jetë një lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Kukësin dhe vazhdon pushimet. Megjithatë, mes tij dhe verilindorëve parashikohet të ketë një tjetër takim për të folur për një rinovim të mundshëm, por që, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ndodhë.

Kjo pasi kampionët parashikohet t’i ofrojnë 34-vjeçarit një kontratë të re me gjysmën e pagës që ai ka përfituar deri në këto momente. Dhe, duke parë paraqitjen që ka bërë në sezonin e shkuar, gjasat janë që kroati të mos pranojë dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

Alternativa

Në një kohë që Pero Pejiç është pothuajse i larguar nga skuadra e Kukësit, drejtuesit janë duke menduar për një tjetër alternativë. Emri i fundit që ka dalë në skenë për sulmin verilindor është ai i 25-vjeçarit Muhamed Aulad. Ky i fundit ka lindur në Belgjikë dhe ka luajtur me disa skuadra në vendin e tij.

Pozicionin natyral e ka si sulmues krahu, por mund të luajë pa asnjë problem edhe në majë të repartit të avancuar, duke qenë se ka provuar edhe më parë aktivizimin e tij.

Sezonin e fundit, Aulad ka qenë pjesë e ekipit Union Saint-Gilloise ku ka pasur shumë minuta në dispozicion, por ka arritur të shënojë vetëm një gol, duke qenë se ka qenë si sulmues i dytë dhe jo “pykë”. Megjithatë te Kukësi kanë shumë besim te cilësitë e futbollistit dhe kanë nisur bisedimet me përfaqësuesin e tij për të arritur një akord.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891