INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkeqësohet ndotja akustike në spitale.  40% e pacientëve ankohen për zhurmat gjatë natës

Përkeqësohet ndotja akustike në spitale. 40% e pacientëve ankohen për zhurmat gjatë natës

Publikuar më: 16:44 19-11-2018

Zhurmat në spitale shkaktojnë rritje të stresit, të dhimbjes, presionit të lartë të gjakut dhe shëndet të dobët mendor. E megjithatë pacientët janë të detyruar të përballen edhe me këto probleme shëndetësore pasi nivelet e zhurmave në spitale janë duke u përkeqësuar. Një sondazh i kryer nga studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se 40% e pacientëve të spitalit janë të shqetësuar nga zhurma gjatë natës. Studiuesit thonë se nivelet e zhurmës në kujdesin intensiv ku qëndrojnë pacientët më të rrezikuar kalojnë 100 decibel. Kjo zhurmë është ekuivalente me muzikën e lartë që dëgjojmë me kufje. Kjo sjell te të sëmurët lodhje dhe acarim dhe për pasojë edhe gjumë të keq. Ndotja akustike në këto nivele lidhet me zhvillimin e një gjendje e njohur si psikoza e kujdesit intensiv, ku pacientët përjetojnë ankth, bëhen paranojak, dëgjojnë zëra dhe shohin gjëra që nuk janë. Studiuesit thonë se përparimi në luftën ndaj zhurmës së lartë në spitale ka qenë "i papranueshëm".Ata gjetën se pacientët që vendosnin të largoheshin nga spitali para se ishin plotësisht të shëruar ri-pranohen në një fazë të mëvonshme. Pacientët e kujdesit koronar të trajtuar gjatë periudhave të zhurmshme u gjetën se kishin një incidencë më e lartë për tu shtruar sërish në spital. Por nivelet e larta të zhurmës nuk ndikojnë vetëm në mirëqenien e pacientëve ato mund të ketë gjithashtu një ndikim në performancën e stafit. Për stafin, një mjedis i zhurmshëm i punës është i papërshtatshëm ndërsa stresi pasues mund të ndikojë në performancën e tyre. Vështirësitë e dëgjimit midis punonjësve të spitalit dhe pacientëve mund të dëmtojnë cilësinë dhe sigurinë e kujdesit shëndetësor

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211