INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pele nxjerr në ankand gjëra të vlefshme të karrierës

Pele nxjerr në ankand gjëra të vlefshme të karrierës

Publikuar më: 12:05 11-03-2016

Futbollisti legjendar brazilian, Pele, ka nxjerrë në ankand relike të paçmueshme të karrierës.

Ndër artikujt për shitje janë bluza me numrin 10, të periudhës kur luante për klubin brazilian Santos dhe për Cosmos të Nju Jorkut. Është e para herë që Pele ofron artikuj të grumbulluar gjatë karrierës për shitje në ankand. Koleksioni për shitje përfshin edhe medaljet e kampionit të marra pas fitores në tre kampionate botërore, që pritet t’i sigurojnë atij deri në 200 mijë dollarë, ndërsa topi i futbollit me të cilin shënoi golin e 1 mijtë të karrierës pritet të shitet 40-60 mijë dollarë.

Koleksioni përfshin edhe një çertifikatë nga shoqata Guiness e rekordeve si golashënuesi më i mirë me 1283 gola, si dhe trofenë Jules Rimet, një objekt unik i krijuar posaçërisht për Pelen nga FIFA dhe qeveria meksikane pas Botërorit të 1970 në Meksikë.

Pele tha në një intervistë se ndjehet vërtetë fatlum që ka grumbulluar një koleksion të tillë dhe se objektet që ka ofruar për shitje do të jenë përjetë të vlefshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162