Ariana Grande, këngëtarja e njohur ka qënë një nga personazhet më të komentuar në media kohët e fundit.
Viti 2018 për Arianën ka qenë i mbushur me plot sfida.
Në fillim këngëtarja ka lançuar albumin e ri, u nda nga i dashuri Mac Miller ku më vonë ai ndërroi jetë nga overdoza. Pa kaluar shumë kohë, ajo u fejua me Pete Davidson dhe më pas hoqi dorë nga fejesa. Krejt aksidentalisht u përfshi në një sherr online me Drake dhe Kanye West, ndërkohë tani është duke u bërë gati për një tur ndërkombëtar.
Edhe pse Ariana ka vendosur tashmë ta lëri pas të shkuarën, pema e Krishtlindjeve thotë shumë për të. Pema jo vetëm që sfidon ligjin e gravitetit, por shpreh edhe të gjitha ndjenjat e këngëtares. Foton e ka publikur vëllai i saj, Frankie.
E pyetur nga gazetarët se përse ka zgjedhur një pemë me kokë poshtë, këngëtarja u përgjigj: “Ndonjëherë jeta është e tillë! Dhe i japim plotësisht të drejtë”.