Një mënyrë për të qënë sa më i ditur dhe për të promovuar leximin është menduar nga artisti dekorativ amerikan Mike Stilkey. Ai ka realizuar një pemë krishtlindjesh 9 metra të lartë që ka në përbërje ka 14 mijë libra, të vendosur në mënyrë të tillë që ngjyrat e kopertinave të formojnë figura të veçanta.
Kjo pemë ndodhet tek biblioteka monumentale e Gangnam në Seul, Coex Starfield Library.