Rikonstruksioni i sheshit “Skënderbej” parashikon një hapësirë të madhe të shtruar me një lloj guri të veçantë në zemër të Tiranës, por që kërkon heqjen e pemëve të mbjella nga ish-kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha.
Megjithatë duket se kryebashkiaku Erion Veliaj ka menduar për zgjidhjen e problemit pa sakrifikimin e pemëve. Me anë të një makinerie të veçantë pemët nuk do të shkojnë dëm por do shkulen me gjithë rrënjë nga toka dhe do rimbillen në vende të tjera si Kopshti Botanik apo Liqeni Artificial.
Nisem zhvendosjen e pemeve te sheshi Skenderbej me ane te nje makinerie qe kujdeset per te mos i demtuar. Shiko kete video per me shume pic.twitter.com/bizukE9V4L
— Erion Veliaj (@erionveliaj) October 15, 2016