Në minutën e 77-të të ndeshjes është akorduar një penallti ndaj Kombëtares Shqiptare. Pas disa pritjeve me rradhë, Etrit Berisha është mposhtur nga Trajkovski i cili shndërroi në gol penalltinë e marrë pas prekjes me dorë të Odise Roshit. Pavarësisht protestave të futbollistëve kuq e zi që e cilësuan si të pavullnetshme, arbitri e dha verdiktin e tij dhe ndeshja vazhdon 1-1.