INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pence për Maqedoninë: Sigurojmë vendin e merituar në strukturat euroatlantike

Pence për Maqedoninë: Sigurojmë vendin e merituar në strukturat euroatlantike

Publikuar më: 16:30 21-09-2018

Pak ditë para mbajtjes së referendumit për emrin e ri të Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev ka marë mbështetjen nga SHBA për integrimin e mëtejshëm të vendit. Ai është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga zvpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence. Në fokus të bisedimeve ka qënë referendumi i 30 shatatorit, si dhe hapat e mëtejshëm të zbatimit të marrëveshjes që hapën dritën jeshile për anëtarësim në NATO.
Zvpresidenti amerikan Pence thotë se fati I Maqedonisë ëhstë në duart e qytetarëve maqedonas, e ata duhet të vendosin me vonë në referendumin e 30 shtatorit.
Pence
‘’ Është një marrëveshjen historike me Greqinë, që është një zgjidhje afatgjatë e problemit të emrit midis dy vendeve. Përcjell mesazhet e presidentit Trump për mbështetjen e Uashingtonit për guximin e treguar dhe lidershipin për zbatimin e reformave të duhura në Maqedoni dhe për marrëveshjen me Greqinë që i hapen këtij vendi rrugën për integrim në NATO dhe në BE.’’
Për Kryeministrin Zaev, pjesmarrja massive në referendumin e 30 shtatorit do të ishte garanci për të ardhmen europiane të vednit që ai drejton.

“Mundësia për takimin vjen në një çast historik për Maqedoninë kur qytetarët e saj pas disa ditësh do ta caktojnë kursin e vendit të tyre drejt të ardhmes në NATO dhe në Bashkimin Evropian”

Zaev kishte një mesazh të drejtpërdrejtë edhe për opozitën vendase. Shefi I opozitës I ka bërë dhe një thirrje për opozitën nga SHBA, që të mos cënohet perspektiva Euro-atlantike.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934