INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pendimi i djalit plangprishës: Justin Bieber bën paqe me mamanë e tij

Pendimi i djalit plangprishës: Justin Bieber bën paqe me mamanë e tij

Publikuar më: 11:30 10-02-2016

Fushata jonë “Vulos dashurinë tënde me një puthje” duket se ka shkuar deri në Hollywood.

Justin Bieber ka ndarë një foto në Instagram me mamanë e tij Pattie Mallette, teksa kjo e fundit i dhuron një puthje të madhe. Mesa duket Justin ka vendosur të ulë gjakrat në familje duke bërë më në fund paqe. Ylli kanadez po rregullon kështu marrëdhënien e tij me të ëmën, të cilën kishte disa muaj që nuk e takonte. Më parë ka qenë vetë Bieber që ka rrëfyer komunikimin thuajse “inekzistent” me mamanë e tij, kjo si pasojë e problemeve që vetë këngëtari i muzikës pop kishte pasur me ligjin. Duket se Pattie nuk ka toleruar dot sjelljen e djalit të saj problematik, ndërsa ky i fundit nuk ka guxuar të përballet me gruan që e solli në jetë. Megjithatë, çdo gjë shkon mirë kur përfundon mirë. Mos harroni edhe ju të postoni fotot tuaja të dashurisë nën hashtagun #In4Love! 

Article Logic
Execution time: 0.0037758350372314