INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pendohen britanikët, kërkojnë rikthim në BE

Pendohen britanikët, kërkojnë rikthim në BE

Publikuar më: 14:22 25-06-2016

Më shumë se 1 milion njerëz kanë  firmosur një peticion ku kërkojnë një referendum të dytë derisa Britania nuk gjen qetësi nga votimi për Brexit. Peticioni nisi nga Willian Oliver Healey i cili thotë se nëse rezultati mes atyre pro dhe kundër vendimit për Brexit ka qenë shumë i ngushtë (51.9 % pjesa pro, 48% ajo kundër),ndërkohë që pjesëmarrja në votim ka qenë vetëm 75%, atëherë duhet të ketë zgjedhje të reja. Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, ky peticion ka shënuar 1 milion firma, të përqëndruara kryesisht në Londër, Brighton, Oxford, Cambridge dhe Manchester.Në vazhdim pritet që ai të marrë përmasa mjaftueshëm të mëdha sa për t’i kushtuar çështjes një diskutim në parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219