Ndonëse kanë qenë një nga çiftet më të bukur të showbizit, Nora Istrefi dhe Robert Berisha shpesh janë bërë pjesë e portaleve rozë ku është aluduar se dyshja kanë probleme mes tyre apo që nuk jetojnë më bashkë.
Si asnjë personazh tjetër më parë, Robert Berisha ka vendosur ta japë lajmin e divorcit nëpërmjet Instagramit teksa ka bërë një rrëfim të gjatë, nëpërmjet të cilit falenderoi Norën që ka lindur një vajzë si Renee dhe u shpreh se do e ketë shoqe deri në vdekje.
“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh prej meje e skeni nevojë të lodheni e me kliku në çdo titull që e bëjnë portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshtri e gazetareve qe dinë me nxjerr ashtu titujsh..Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë..dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ja kthesh shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë qe s’ju do të mirën se sen sbohet. Përmes këtij postimit, Nora Istrefin e falenderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best.”- shkruante Roberti në postimin që ka mërzitur fansat e çiftit dhe u bë kryefjala e ditës së djeshme.
Të shumtë kanë qenë personazhet VIP që i ngushëlluan, duke i’u uruar suksese në jetët e tyre, tashmë të ndara nga njëri-tjetri.
Ajo që na habiti të gjithëve ishte se ende pa u mbushur 24 orë nga postimi ku njoftonte ndarjen, Roberti e ka fshirë foton dhe nuk dihet arsyeja e këtij veprimi.
Në profilin e tij të Instagramit shfaqen vetëm njoftime nga koncertet e tij, ndërkohë që këngëtarja Nora Istrefi nuk ka bërë akoma asnjë reagim lidhur me këtë situatë.