E frikshme...
Aktoren Penelope Cruz, jemi mësuar përgjithësisht ta shohim me flokë të errëta dhe me pamjen e saj si zeshkane. Por këtë herë ajo i ka surprizuar të gjithë me transformimin e saj. Penelope është shndërruar në bionde.
Ajo është fotografuar gjatë xhirimeve të filmit të saj më të ri në Miami ,“The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story” , Penelope do të luajë rolin e Donatella Versace, për këtë arsye ajo është transformuar si stilistja italiane.