Y.Kera është marrë peng në orët e paradites në kryeqytet teksa po ecte në rrugë me djalin e tij 7 vjeçar. Ishte i mituri që lajmëroi në polici rrëmbimin e të atit. Djali rrëfeu se tre persona nga makina kanë debatuar me të atin dhe më pas e kanë marrë atë me forcë në automiet. Po fatmirëisht pas kërkimeve të policisë dhe lajmit që u përhap me shpejtësi 39 vjeçari Kera pas tre orësh është liruar nga rrëmbyesit e tij dhe policia i ka arrestuar. Shkak për këtë pengmarrje mendohet të ketë qënë një boxh i pashlyer nga ana e Kerës.