INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pengmarrje në një lokal në Bllok / ​Çfarë po ndodh në Tiranë?

Pengmarrje në një lokal në Bllok / ​Çfarë po ndodh në Tiranë?

Publikuar më: 11:00 01-02-2017

Babë e bir nga Tirana kanë marrë peng pronarin e një lokali në ish-Bllok për një borxh prej vetëm 7000 lekësh. Policia  e Tiranës njoftoi se ka arrestuar djalin dhe ka nisur procedimin në liri ndaj të atit. Ngjarja ka ndodhur dje. Autorët janë: Erjon Basha, 32 vjeç, banues në Tiranë si dhe Q. Basha, 71 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, "shtetasit e lartpërmendur më datë 31.01.2017, në rrugën "Sami Frashëri", kanë mbajtur pa dëshirën e tij, shtetasin D. P., 41 vjeç, duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij, deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 lekësh, që ky shtetas iu detyrohe.

Tashmë, të dy Bashët do të gjykohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë".

Article Logic
Execution time: 0.0043370723724365