Pengojnë punimet e ujësjellësit, si dhe nuk i binden urdhërit të punojnësit të policisë së rendit publik, arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë.
Ditën e djeshm, Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
1-Fatmir Qerimi, 45 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
2-Maksim Mustafa, 43 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm:
1-F.M., 55 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
2-A.M., 64 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
3-B.M., 30 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
4-S.A., 42 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
5-A.B., 54 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
6-F.M., 45 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi kanë penguar punimet për ndertimin e ujësjellësit të qytetit nga firma e kontraktuar për këtë qëllim si dhe nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ”Vetëgjyqësia”, dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”