INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pensilvani, gjenden 12 vajza në shtëpinë e personit të akuzuar për sulm seksual

Pensilvani, gjenden 12 vajza në shtëpinë e personit të akuzuar për sulm seksual

Publikuar më: 11:52 18-06-2016

Autoritetet e Pensilvanisë  kanë zbuluar 12 fëmijë në shtëpinë e një personi  i cili ka qenë i akuzuar për sulm seksual ndaj tyre gjatë një periudhë tre vjeçare. NBC 10 raporton moshat e vajzave të cilat shkojnë nga gjashtë muajsh deri në 18 vjeç.  Sipas Departamentit të Policisë së Southapmton, ky person është i akuzuar për sulm ndaj tyre gjatë viteve 2012-2015. Njëra prej viktimave,  18 vjeçarja lindi dy fëmijë dhe thuhet se babai i tyre ishte i dyshuari, 51 vjeçari Lee Kaplan.

" Ky fëmijë ka lindur dy fëmijë të tjerë gjatë një marrëdhënie të papërshtatshme ", tha Lt John Krimmel. Sipas Bucks Countyu Courier, policia po heton dyshimet se 18 vjeçarja i ishte dhuruar Kaplan nga një familje tjetër kur ajo ishte 14 vjeç. Asnjë dokument identifikimi i vajzave nuk u gjet në shtëpi. " Bucks County është duke hetuar se bashku me agjencitë e tjera për të ndihmuar në identifikimin e gjenealogjisë së tyre dhe se cilët janë prindërit e tyre të vërtetë " tha z Krimmel . Sipas ankesës nga policia Lower Southampton , Kaplan iu tha fqinjëve të tij se asnjë fëmijë nuk ka jetuar me të.  I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet për  $ 1 milion ( £ 696.257 ) me lirim me kusht.

Article Logic
Execution time: 0.0045499801635742