INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pensionistët përbëjnë 24% të popullsisë shqiptare

Pensionistët përbëjnë 24% të popullsisë shqiptare

Publikuar më: 11:19 05-06-2017

Popullsia shqiptare po tkurret nga viti në vit duke vënë kështu në alarm specialistët.

Rritja e numrit të të moshuarve përkthehet edhe në rritje të pagesave për pensione.

Pensionistët sot përbëjnë 24% të popullsisë në total.

Por të dhënat nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se përgjatë harkut kohor 201-2016 numri i pensionistëve është rritur me 12.6% .

E si rrjedhojë e plakjes së shoqërisë, po rritet dhe nevoja për shtimin e fondeve në arkën e pensioneve.

Për vitin 2016 fondet për pensionet u shtuan më 4.5 miliardë lekë.

Plakja e popullsisë është një fenomen botërorë që po kërcënon dhe Shqipërinë çdo ditë e më shumë.

Faktorët që po ndikojnë në uljen e moshave të reja janë bërë emigrimet e pa kriter, ulja e lindshmërisë, dhe rritja e moshës së nënës kur lind fëmijën e parë.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109