INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pensionisti-Ramës: Mos të dëgjoj më të thuash…

Pensionisti-Ramës: Mos të dëgjoj më të thuash…

Publikuar më: 12:30 27-03-2019

Një i moshuar ka gjetur zgjidhje për pensionin e tij e për këtë arsye sot ai ishte njëri nga të pranishmit e Platformës së bashkëqeverisjes, ku i pranishëm çdo herë është kryeministri Edi Rama. I moshuari u shpreh shumë i kënaqur që e rregulloi pensionin që ia kishin përllogaritur keq. E veç për problemin e vet, ai foli edhe për kryeministrin Edi Rama. 

“Mos të dëgjoj më fjalën ‘kur të mos më keni, do të më kërkoni”. Se duam t’ju kemi gjatë”, i tha pensionisti Ramës. Rama në përgjigje u shpreh se, atë do e kërkojnë por kjo fazë ende nuk ka ardhur. “Nuk e mbaj mend si e kam thënë, por që do më kërkoni, do më këkroni, po tani nuk jemi në atë fazë”, u përgjigj Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719