Sipas ‘L’Equipe’, drejtuesit e Manchester Unitedit janë takuar me Pep Guardiolën javën e kaluar në Paris.
Sipas kësaj të përditshme, Guardiola u takua me krerët e Unitedit në hotelin ‘Le Bristol Paris’ për të diskutuar rreth lëvizjes së mundshme të spanjollit në ‘Old Trafford’.
Por, sipas tabloidit britanik, “Daily Star”, drejtuesit e ekipit nga “Old Trafford” kanë mohuar raportimet e mediave se janë duke zhvilluar bisedime me Guardiolan.
Vlen të theksohet se Manchester United ka një kontratë me trajnerin aktual Luis Van gaal deri në 2017 por eksperienca e tij deri më tani në Old Trafford ka qenë tejet zhgënjyese kështu që nuk është aspak cudi që te United të synojnë atë që konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë për momentin.
Te City apo United, tani askush nuk mund të vërë bast i sigurt si pak ditë më parë, sido që të jetë e ardhmja e Guardiolës do të jetë në Manchester.