INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PEPSI ndikon në mbipeshë, por dhe në sëmundje më të rënda! Ja ç’thonë studimet...

PEPSI ndikon në mbipeshë, por dhe në sëmundje më të rënda! Ja ç’thonë studimet...

Publikuar më: 12:12 28-01-2016

A ju kënaq për momentin një kanaçe a dy Pepsi gjatë ditë? Ti nuk je vetëm! Dhjetra njerëz kërkojnë ta përdorin atë në çdo kohë. Po kohët e fundit, fushata të ndryshme fitnesi siç është dhe kjo faqe uebi filluan të inkurajojnë njerëzit, që të ulin në mënyrë drastike konsumin e Pepsit apo edhe të heqin dorë totalisht nga kjo pije.

 

E ja përse...

Këtu janë të gjitha efekte anësore të kësaj pijeje të preferuar.

Përdorimi i shpeshtë i Pepsit ndikon në shtimin në peshë, duke shtuar dhe yndyrën në organizëm. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që pijnë një kanaçe Pepsi në ditë për 10 vjet kanë një rritje prej 75 për qind në perimetrin e belit, në krahasim me të tjerët. Ata që pinë më shumë se 2 kanaçe, Pepsi në ditë kanë një zgjerim të belit prej 400 për qind. Rritja në peshë vjen si rezultat i ngritjes së nivelet të sheqërit (glukozës) në gjak. Edhe në mëlçi gjen shumë glukozë, e më pas kjo shtresë konvertohet me shtim në peshë.

 

 

Kjo faqe publikon dhe disa arsye të tjera se përse nuk duhet të përdoret masivisht Pepsi:

Sëmundja e kancerit për të cilën mund të ndikojë dhe përdorimi i Pepsit-t. E kjo ndikohet kryesisht nga produktet, që përdoren për ngjyruesit e pijes. Prova është realizuar tek kafshët.
Pepsi ndikon dhe në plakjen e parakohëshme, pasi ka në përmbajtje fosfate dhe prova që është bërë tek minjtë rezultoi kështu: Minjvë që iu injektua ky përbërës ngordhën 5 javë më herë se ata që nuk iu injektua.
Edhe acidi fosforik, që është përbërës i tretë listuara në kanaçen e Pepsit mund të shkaktojë probleme në veshka dhe në zemër, dhembje të muskujve deri dhe osteoporozën.
E shkrimi mbyllet me këtë këshillë: Është koha për tu ndjerë fajtor për këtë kanaçe alumini!
Megjithatë këtë temë si dhe të tjera mbi mënyrën si të kujdesesh për një jetë të shëndetshme do ti trajtojmë me më shumë detaje javën në vazhdim në emisionin 3-Jat në In TV.

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152