Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Peqin. Makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, duke shkaktuar vdekjen e Pranvera Mehmetit ndërsa e plagosur rëndë është 51-vjeçarja me iniciale N.D. Ndërkohë, është shoqëruar në polici Resat Mehmeti, drejtuesi i mjetit të aksidentuar.