INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për 24 orë sekuestrohen 2 skafe në Vlorë

Për 24 orë sekuestrohen 2 skafe në Vlorë

Publikuar më: 11:24 10-03-2017

Transporti me mjetet lundruese, skafe, duket se ëhstë rikthyer sërisht i preferuari i trafikanteve. E ndaj në brigjet shqiptare duket se numri i skafeve nuk është i pakët. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ne Vlorë janë sekuestruar dy mjete lundruese, të cilat dyshohet se do përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike.

Dy skafet janë sekustruar gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Guardia di Finanza.
Mjeti i parë lundrues u bllokua në zonën e Petroliferës nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policise Vlore dhe GdF.
Skafi plastik, pa emër, me gjatësi 7.5m dhe gjerësi 2.2m, me dy motora të fuqishëm dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe se drejtohej nga dy shtetas italianë, të cilët porsa kanë parë policinë kanë fshehur mjetin në krah të kalatës së Petroliferës dhe janë larguar.
Vijon puna për kapjen e tyre duke forcuar kontrollin ne dalje nga porti si dhe ne zonën përrreth.
Mjeti i dytë lundrues Skaf u bllokua nga Policia Kufitare në zonën e pyllit te Akërnisë.
Ai u konstatua gjatë kryerjes së shërbimit nga ana patrullës së SPK Triport, në zonën e pyllit të Akërnisë, Hidrovor është konstatuar një mjet lundrues tip skaf i gjatë 8 m, i hipur në karelë dhe në afërsi te saj dhe një mjet tip kamionçinë.
Nga të dhënat paraprake rezulton se mjeti lundrues është në pronësi të shtetases L. Xh dhe përdorues mjeti S. Xh.
Nga kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë send i kundraligjshëm. Vijon kontrolli i zonës si dhe puna për zbardhjen e rrethanave për të dy rastet.

Article Logic
Execution time: 0.002216100692749