INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 29 nëntor varrezat e të rënëve për liri me pamje ndryshe

Në 29 nëntor varrezat e të rënëve për liri me pamje ndryshe

Publikuar më: 09:26 13-11-2017

Me një pamje të kuruar do të jenë pas dy javësh varrezat e dëshmorëve në të gjithë vendin. Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë inspektimit të punës në varrezat e bashkisë së Peshkopisë tha se kjo nismë e Ministrisë së Mbrojtjes vjen në respekt të të rënëve, në prag të 73 vjetorit të çlirimit të vendit.
“Sot jemi këtu për t’i respektuar, për të nderuar të rënët tanë në vazhdimësi. Kujdesi që po tregojmë për sistemimin e varrezave të dëshmorëve, jo vetëm këtu në Dibër por në të gjithë Shqipërinë është shprehje pikë së pari e respektit që kemi për të shkuarën”, është shprehur Xhaçka.
Ky projekt i cili pritet që t’i jap një pamje të re varrezave të dëshmorëve sipas Ministrisë së Mbrojtjes do të përfundojë përpara datës 29 nëntor.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715