INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për 7 vjet vendit tonë i janë zhdukur 35% e pyjeve

Për 7 vjet vendit tonë i janë zhdukur 35% e pyjeve

Publikuar më: 12:16 26-05-2017

Agjencisë Europiane të Mjedisit jep një lajm të keq për vendin tonë. Në raportin e fundit që i përket 7 viteve nga 2006-a deri në 2012-ën Shqipërisë i janë zhdukur rreth 727 hektarë pyje. E kjo shifër llogaritet si 35% e totalit pyjor e një pjesë e sipërfaqes është kthyer në zona të urbanizuara, pra janë shfrytëzuar për ndërtime.
Për sa i përket pyjeve, nivelin më të lartë të shpyllëzimit dhe kthim në tokë të urbanizuar kanë vendet Skandinave, me mbi 70% të totalit, Sllovenia me 69% dhe Portugalia me 54%. Edhe rajoni i Ballkanit, sipas të dhënave, ka nivel të lartë të urbanizimit të tokave pyjore. Kroacia ka urbanizuar rreth 50% të tyre, Mali i zi 49%, Shqipëria dhe Bosnja përkatësisht me 35%. Serbia dhe Maqedonia kanë shpyllëzuar 30 dhe 24.5% të sipërfaqeve pyjore, ndërsa shteti më i ri i Europës, Kosova, vetëm 11.7%.
Në Lihtenshtajn është betonizuar 100% e tokës që është përdorur para 2006-ës për të kultivuar bimë, në Danimarkë 88% e territorit bujqësor dhe pyjor, në Sllovaki 78.3%, dhe në Itali 76.3%.
Po në Shqipëri? Janë urbanizuar 764 hektarë kullota apo 36.5% e totalit, 727 hektarë pyje apo 34.7%, 289 hektarë zona të gjelbra, 223 hektarë tokë e kultivuar, 68 hektarë me bimësi të rrallë dhe vetëm 18 hektarë kënetë.
Për sa i përket zonave të gjelbra, krahasuar me rajonin, nivelin më të lartë të urbanizimit e ka Greqia me 27.3% të totalit. Shqipëria dhe Kroacia kanë urbanizuar rreth 13.8% të totalit të zonave të gjelbra. Më pas renditen Mali i Zi me Bosnje Hercegovinën me përkatësisht me 12.4 dhe 10.4% të totali të tyre. Ndërsa nivel më të ulët ka Kosova me 8%, Maqedonia me 5.9% dhe Serbia me vetëm 0.2% të totalit të tokës së urbanizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043