INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Për Adelajdën', gazetarët i bashkohen dhembjes

'Për Adelajdën', gazetarët i bashkohen dhembjes

Publikuar më: 15:13 29-10-2017

Ndarja nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani, ka tronditur opinionin publik ndërsa nuk kanë munguar edhe reagimet nga gazetarë të njohur shqiptarë.
Në një postim rrjetin social facebook gazetarja Sonila Meço i dedikon një shkrim prekës:

“Adelajda më trishtove e do më mbajë gjatë dhimbja për shumë arsye, por nga lart kun a sheh tani e me kujtimin që le këtu poshtë shpëtofsh sadopak ndërgjegje për të kthyer vëmendjen tek vetja, tek dashuritë, tek të shtrenjtët. Sepse ikja jote na kujton se nuk ka radhë kur ajo bujt, as kritere as dhembshuri,” shkruan Sonila.

‘S’të them dot lamtumirë bukuroshe’ kështu e titullon shkrimin e saj gazetarja Anila Basha.

‘Ajo ishte vajza që nuk do ta harrojë lehtë askush që e takoi njëherë në jetë. Fillimisht e morën për mendjelehtë, gocë spektakli, por bukuroshja adoleshente plot pasion na bëri të gjithëve ne që e njohëm, ta donim sipas mënyrës tonë’ shkruan gazetarja.

‘Zemra e Adelajdës nuk kishte me sa duket më fuqi që ta përballonte të gjithën këtë. Si një version shqiptar i Mitit të Sizifit, ajo me siguri ka tentuar me dhjetra herë që ta ngjiste gurin e ëndrrave të saj në majën që i kishte caktuar vetes, pa ia arritur kurrë që ta pushtonte atë. Sepse ne jetojmë ende në këtë vend të hapur, por me një shoqëri që konsumohet nëpërmjet vetëmbylljes neotomane” shkruan gazetari gazetari Alfred Peza në shkrimin titulluar ‘Për Adelajdën dhe Adelajdat e tjera’.

Article Logic
Execution time: 0.0020010471343994