INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për Ariana Grande çdo gjë ka marrë fund me ish të fejuarin, unaza e re në gishtin e saj tregon për një tjetër marrëdhënie

Për Ariana Grande çdo gjë ka marrë fund me ish të fejuarin, unaza e re në gishtin e saj tregon për një tjetër marrëdhënie

Publikuar më: 10:01 22-11-2018

Ndarja e këngëtares së famshme Ariana Grandes nga i fejuari i saj Pete Davidson, ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme në showbizit kohët e fundit. Çifti i fejuar vite më parë, vendosën të shkëpusnin romancën e tyrë disa muaj më parë.

Pas ndarjes këngëtarja e riktheu sërish tek Pete unazën e saj të diamantit, që sipas të dhënave kushtonte rreth 93 mijë dollarë.

Por Arjana e ka zëvendësuar menjëherë me një të re dhe këtë herë bëhet fjalë për një tjetër lloj marrëdhënie. Ndjekësit e sajë kanë vënë re se ajo mbante në gisht një unazë, në një fotografi që publikoi gjatë fundjavës në rrjetet sociale.

Komente të shumat erdhën për këngëtaren e njohur dhe të gjithë dyshuan për një lidhje të re, por Ariana tregoi se ajo ishte një unazë për miqësinë me shoqet e saj të ngushta. Grande së bashku me dy mikeshat e saj Alexia Luria dhe këngëtaren me origjinë shqiptare, Njomëza, mbanin në gisht unazë të njëjtë diamanti.

Tashmë siç duket bukuroshja e njohur i ka ndarë rrugët përfundimisht më ish të fejuarin dhe duket se e ka kaluar periudhën e vështirë të ndarjes. /intv.al/

sdgbdfhng.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668