INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Për aromën e pishave, fluturimin e pelikanëve e flamingove’, ja pse duhet të vizitohet Karavastaja

‘Për aromën e pishave, fluturimin e pelikanëve e flamingove’, ja pse duhet të vizitohet Karavastaja

Publikuar më: 10:18 10-03-2019

“Në vjeshtë, një prej vendeve që do të dëshironit të vizitonit në Shqipëri është Laguna e Karavastasë. Nëse dëshironi të ndjeni aromën e pishave gjatë gjithë ditës, të shihni fluturimin e pelikanëve dhe flamingove, atëherë duhet të shkoni në Lagunën e Karavastasë”, shkruan “MedWet”, që Luginën e Katavastas e ka pjesë të iniciativës që bashkon 27 shtete të Mesdheut për të mbrojtur zonat ligatinore. Ky blog i ka dedikuar Luginës së Karavastas një reportazh, ku përshkruan bukuritë dhe veçoritë e Lagunës së Karavastas. 

“Karavastaja është laguna më e madhe në Shqipëri. Ajo ndodhet në bregun lindor të detit Adriatik, ka një sipërfaqe prej 4 300 hektarësh brenda dhe ndodhet brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Vetë parku ka një sipërfaqe prej 22 230 hektarësh dhe përmban pyje me bimësi karakteristike, laguna, toka bujqësore, duna rëre si dhe toka jopjellore. Laguna e Karavastasë është shpallur një Zonë e Smeraldtë sipas Konventës së Bernës në 2008, një Zonë e Rëndësishme Zogjsh, si dhe një Ligatinor me Rëndësi Ndërkombëtare (ose Zonë Ramsar) që prej 1994”, shkruan “MedWet”.
“Laguna është toka ligatinore më e madhe në Shqipëri për zogjtë migratorë, duke siguruar për ata një habitat të përshtatshëm për t’u ushqyer, kaluar dimrin, shumimin dhe ngritjen e foleve. Ajo është gjithashtu habitati i vetëm në Shqipëri ku mund të rritet pelikani kaçurrel. Ishujt natyrorë brenda lagunës janë elementi më i rëndësishëm i kësaj zone për ruajtjen e zogjve. Për të shmangur shqetësimet në vende të tjera, pelikanët tani i ngrenë foletë e tyre vetëm në këta ishuj. I gjithë procesi i riprodhimit të pelikanëve fillon në janar dhe mbaron në qershor çdo vit”, vijon blogu.

pelikanet.jpg

 foto_karavasta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023610591888428