INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Për Borën ke ardhur këtu…”, Arjani shpërthen keq ndaj Elvisit, ai i kthehet kështu!

“Për Borën ke ardhur këtu…”, Arjani shpërthen keq ndaj Elvisit, ai i kthehet kështu!

Publikuar më: 12:34 09-02-2021

Opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi ka debatuar ashpër pasditen e djeshme me Elvisin.

Ai ka komentuar fillimisht takimin e tij me Sindin dhe sipas tij ky takim nuk kishte emocion dhe ishte njësoj si takimet e para edhe pse ata të dy janë takuar disa herë.

Më pas në debat e sipër, Arjani i ka thënë Elvisit se nuk e kupton për çfarë ka ardhur këtu, duke qenë se thuajse për të gjitha vajzat ka thënë se nuk ka punë me to.

Arjani ka vijuar më tej duke shtuar: “Pse po rri akoma, me të gjitha vajzat ke thënë që s’ke punë, me kë ke punë me Borën, përse ke ardhur”

Më pas Elvisi i është përgjigjur se nuk është gjë e keqe të dish standartet e tua dhe të mos dalësh me këdo.

Arjani: Ju krijoni një gjendje si në takim të parë, pyetje, pastaj ngrini sytë nga qielli. Atje nuk ishit as miq.

Elvisi: Nuk e kuptoj realisht si i nxjerr konkluzionet nga një pjesë që e thua në pjesëne  parë të emisionit pastaj në tjetrën. Njëherë thua se dukesh si pemë, pastaj tjetër gjë.

Arjani: Sindin e pashë si djalë, ty si vajzë. Ajo që bëre ishte siklet. Ti di të flasësh shumë bukur dhe të kemi përgëzuar, por kur je në debate në studio di të flasësh e të argumentosh shumë mirë, por në takime nuk e ke këtë aftësi vëlla. Ti je i vetmi djalë që ke pasur konflikt të fortë me femrat, je zënë ashpër me Melisën, me Sindin, me Anën dhe për të gjitha vajzat ke thënë nuk dal më, nuk kam punë më. Tani pse ke ardhur, për talk shoë apo për të njohur vajzat? Me vajzat këtu nuk ke lidhje fare.

Elvisi: Këtu kam ardhur për të gjetur një person që më meriton. Nëse një vajzë nuk dua të dalë në takim me mua, nuk dua t’ja them.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043