INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për çfarë do mbahet mend qeveria Rama? Shpërthen debati në Kuvend

Për çfarë do mbahet mend qeveria Rama? Shpërthen debati në Kuvend

Publikuar më: 11:43 02-11-2017
Për çfarë do të mbahet mend qeveria e Edi Ramës. Kjo pyetje e ngritur nga numri një i grupit kuvendor i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka ndezur debatin mes tij dhe kryeministrit Rama. Edmond Spaho “Edi Rama fajtor dhe bashkë më të dhe Tahiri, pasi Shqipëria u bë det me kanabis. Rama ideatori i kanalizimit të vendit. Të marrësh 5 milion euro në muaj tregon shkallën e lartë e përfshirjes në këtë . Komisarët e policisë u kthyen në prodhues e deri tek punëtorë ngarkim shkarkimi të gomoneve. Qeverisja e Ramës do të mbahet mend kur qeveria u rendit në krah të trafikantëve. Vendi i vetëm që fiken radarë, dhe transporti i drogës bëhet me avion. Edi Rama: “Se për çfarë do të mbahet mend Shqipëria kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Dhe dallimi i madh mes nesh dhe jush është që ju nuk mbani përgjegjësi. Ju nuk keni asnjë ndjenjë përgjegjësi, në raport me këtë vend me këtë popull. Dhe më keq akoma dhe me ata që keni marrë përsipër të përfaqësoni. Mungesa juaj e përgjegjësisë ju bën të lëshoni lumë fjalët, pa llogaritur se sa lidhem me qeverinë dhe sa prej tyre cenojnë Shqipërinë, që nuk është e imja por është e imja sa është dhe e juaja. Se për çfarë do mbahet mend qeveria e Edi Ramës lërjani kohës, dhe për më tepër ju s’keni mundësi ta shikoni me objektivitet. Përgatituni se keni 4 vjet kohë për të parë se çfarë është qeveria e Edi Ramës. Nuk sheh babëzia qeveria, por ndjenja e përgjegjësisë e qeverisë për tu garantuar kontrollin bazë mjekësor falas. Debatin e kazanit ua kemi lënë ju, vazhdoni e flisni me veten sepse ne nuk do të merremi me ju”. Edmond Spaho: “Dallimi mes nesh dhe jush është se ne nuk marrim përgjegjësi. Po të kishe ti përgjegjësi nuk do të mbroje Saimir Tahirin por do ti hiqje imunitetin dhe të hetohej. Krimi dhe droga të janë ngjitur në qeveri dhe jeni bërë njësh”.
Article Logic
Execution time: 0.0035321712493896