I ftuar në emisionin radiofonik “ IN Traffic” në IN Radio me moderatore Anisa Bega ishte balerini i talentuar, Eni Balla.
Përveç, projekteve të tij në fushën e kërcimit, ai foli edhe për përgatitjet që ai bënte te spektakli “Dance with me”, ku nga 4 edicione ka nxjerrë 3 fitues, Rozana Radin me Sabri Fejzullahun, Albërien me Veselin dhe Xhensilën me Trimin. I pyetur, për ndonjë incident gjatë provave, atij ju kujtua, ai i Rozana Radit, ku gjatë provave ajo kishte pasur probleme me kaviljen e këmbës.
Sipas tij, ajo akoma e akuzon atë si fajtor për atë që ndodhi, edhe pse në shfaqje doli mirë.
Shikoni video-n për më shumë detaje rreth këtij incidenti: