INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për çfarë gënjejnë më shumë femrat?

Për çfarë gënjejnë më shumë femrat?

Publikuar më: 14:17 01-05-2018

Femrat përgjithësisht janë të prirura të gënjejnë për shumën e parave që shpenzojnë për rroba, gjendjen financiare, peshën dhe madhësinë e gjoksit.Por sipas studimeve është vërtetuar se femrat janë ato që ulin edhe numrin e partnerëve që mund të kenë patur lidhje.Si meshkujt ashtu edhe femrat gënjejnë lidhur me marrëdhëniet e tyre seksuale kur nisin një lidhje të re.
Të dyja gjinitë gënjejnë edhe për arsyen e ndarjes nga ish i dashuri apo e dashura. Femrat janë më të prirura për ta zvogëluar numrin e partnerëve me të cilët kanë qenë në lidhje dashurie, ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt të cilët mundohen ta rrisin numrin e partnereve.
Gjatë një anketimi ku kanë marrë pjesë rreth 1400 femra të moshës 18-30 vjeç kanë deklaruar se ato gënjejnë më tepër për të mos lënduar egon e partnerit të tyre.
Shumica e femrave kanë pranuar se gënjejnë për tu pëlqyer më shumë nga partneri. Edhe pse nuk thonë të vërtetën, femrat do të zemëroheshin nëse parneri i tyre do të sillej në të njëjtën mënyrë, kështu 55 % kanë thënë se do të ishin të shqetësuara, ndërsa 21 % që do të zemëroheshin. Ndërsa meshkujt gjithmonë janë të prirur të shtojnë numrin e femrave që mund të kenë qënë në një lidhje e cila ka përfunduar.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768