INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për çfarë ka nevojë një fëmijë me sindromën Down?

Për çfarë ka nevojë një fëmijë me sindromën Down?

Publikuar më: 09:43 17-08-2017

Që në muajt e parë të jetës së fëmijës, prindërit duhet të bëjnë maksimumin që të lenë mënjanë ndjenjat dhe energjitë negative dhe të mundohen të favorizojnë pranimin dhe integrimin e fëmijës në jetën e familjes. Si prindër të fëmijëve do ju duhet të interesoheni dhe të lexoni shumë për të zgjeruar njohjen tuaj për sindromën Down dhe për mundësitë që fëmijës duhet t’i krijohen në mënyrë që të zhvillojë të gjithë potencialin e tij të mundshëm.

Fushat ku fëmija ka nevojë për ndërhyrje:

Një nga karakteristikat kryesore të fëmijëve me sindromen Down është hipotonia

Kjo ka të bëjë me prezencën e një toni të dobët muskular që shkakton vështirësi në lëvizje (për shembull fëmijët me sindromën Down e kanë të vështirë të kontrollojnë dhe të mbajnë kokën e tyre). Kjo situatë mund të prezantohet në forma të ndryshme. Mund të ketë fëmijë që kanë potencial të mirë të përdorimit të këmbëve, por vështirësi në aktivitetin levizës së duarve. Terapia fizike si dhe sporti favorizojnë shumë rritjen dhe forcimin e muskujve. Për të arritur këtë është e nevojshme ndërhyrja sa më herët me fizioterapi, terapi të psiko-motoricitetit etj.

Një tjetër fushë e vështirë për personat me sindromën Down është ajo e komunikimit dhe e përdorimit të gjuhës. Të fillohet shumë herët me ushtrime që stimulojnë muskujt që përdoren kur flasim (gjuha, muskujt e faqeve, nofulla e sipërme dhe e poshtme, mukozat e gojës, lëvizja e buzëve, mimika e fytyrës). T’i flitet fëmijës në mënyrë frekuente gjatë aktiviteteve të jetës së përditshme, duke ja përshkruar ato, të punoni me figura dhe fjalë të shkruajtura. Këto dhe të tjera favorizojnë dëshirën e tij për t’u shprehur, zhvillimin e kapaciteteve të tij dhe njohjen e sa më shumë fjalëve.
Konsultohuni me një logoped dhe vendosni për një terapi logopedike mbështetëse. Përdorni një sistem paralel për komunikimin jo verbal, për shembull, duart dhe gjestet, por shoqërojini ato gjithnjë me komunikim verbal.
Është i nevojshëm fillimi i terapive që kanë lidhje me zhvillimin konjuktiv dhe sjelljen apo forma të tjera të terapisë me drejtim edukimin nga nje specialist i fushës.
Efikasiteti maksimal i kësaj ndërhyrje bëhet në kontekstin normal të jetës së fëmijës në mjedisin familjar ose në atë parashkollor dhe shkollor. Të gjitha këto praktika duhet të integrohen në veprimtarinë e përditshme duke u shndërruar në aktivitete (lojë) spontane./pernenat.al

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275