INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për ditëlindjen e Marinës, Luana i publikon budallallëqet pa leje, ndërsa Getoari i thotë fjalët më të bukura!

Për ditëlindjen e Marinës, Luana i publikon budallallëqet pa leje, ndërsa Getoari i thotë fjalët më të bukura!

Publikuar më: 14:05 17-05-2020

Moderatorja e dashur për publikun, Marina Vjollca feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë urimin e parë moderatorja e ka marrë nga partneri i saj, Getoar Selimi. Reperi ka pritur mesnatën për të uruar Marinën. Në një foto të publikuar në ‘Instagram’, ai shfaqet pranë moderatores, ndërsa bashkangjitur shkruan: Gëzuar ditëlindjen gruas që ende ma bën zemrën të më rrahë fort.

Screenshot_1.png

 

Pas urimit të ndjerë të Getoar Selimit për të dashurën e tij të zemrës, Marinën, nuk ka munguar as dedikimi i motrës së saj, Luanës, e cila ka treguar gjithmonë se gëzon një raport shumë të ngushtë me të.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime. E falenderoj zotin çdo ditë që më ka bekuar në çdo hap të jetës me ty, je e pazëvëndësueshme. Je gjysma ime e jetës, pa të cilën nuk do bëja dot. Po postoj ca budalliqet tona pa leje, të dua”, ka shkruar Luana krah postimit të fundit ku ka bashkangjitur video nga vende të ndryshme ku dy motrat kanë qenë gjithmonë bashkë.

Article Logic
Execution time: 0.0042622089385986