Format trupore janë shumë të rëndësishme sidomos kur vjen puna tek pushimet verore... Ne fakt do të thoja se pushimet verore, nxjerrja e trupit ne plazh etj, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek motivimi për të ngritur sa më shumë pesha, për të fituar sa më shumë masë muskulore ose për tu tonifikuar... KUJDES!
Ushtrimet dhe peshat e tepërta nuk ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj, përkundrazi nuk ju ndihmojnë fare, sidomos kur bëhen në mënyrë të pakontrolluar! E e dini se, muskut tuaj kanë nevojë të paktën 36 orë që të qetësohen dhe të jenë të gatshëm për tu përdorur sëshisht.
Jo vetëm muskujt dëmtohen gjatë ushtrimeve me pesha. Gjatë një seance të tillë edhe llojet tjera të indeve të buta siç janë ligamentet dhe tendinat pësojnë dëmtime. Në fakt, nyjet janë shumë më të ndikuara nga ushtrimet me pesha sesa vet muskujt.
Mënyra e duhur është të prisni të paktën 48 orë në mes të seancave stërvitore me pesha të cilat kanë si qëllim ngacmimin e grupeve të mëdha muskulore (p.sh. shpina, këmbët etj.), transmeton lexo.al. Në momentin që e keni arritur adaptimin neuromuskulor, ndani grupet e muskujve dhe lejoni që koha e rikuperimit të jetë e mjaftueshme.