INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për familjet që jetojnë në konvikte, qeveria do ndërtojë 514 banesa.

Për familjet që jetojnë në konvikte, qeveria do ndërtojë 514 banesa.

Publikuar më: 10:22 25-04-2016

Mbi 500 familjeve, që jetojnë në konviktet e Universitetit Bujqësor dhe në godinën e ish-Institutit të Kërkimeve Biologjike pjesa më e madhe e të cilëve prej që paku 8  muaj jetojnë edhe pa energji elektrike fati do tju buzëqeshë duke u pajisur me banesa të përherëshme! Në zonën e Tufinës qeveria ka marrë një hapësirë të madhe, ku do të nisë të ndërtojë banesat. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare saktëson se përfitues nga projektet e banesave që do të ndërtohen në këtë pronë do të jenë qytetarët e pastrehë dhe ata të sistemuar aktualisht në godinat e ish konvikteve.
Sipas vendimit priten të ndërtohen 8 apartamente.

Po kush përfiton nga programet për strehim social:

Për të përfituar nga programet sociale për strehim trajtohen me përparësi individët ose familjet të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, familjet ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar; familjet një prindërore, që kanë në ngarkim fëmijë; të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror. Një tjetër kategori janë individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare. Në listën prioritare të përfituesve përfshihen familjet me shumë fëmijë; çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç; familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi; individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154