INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për festat, nisin reshjet e dëborës/ Ja si do të jetë moti ditën e nesërme

Për festat, nisin reshjet e dëborës/ Ja si do të jetë moti ditën e nesërme

Publikuar më: 18:41 28-11-2018

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, vendi ynë do të shoqërohet me rënie temperaturash.

Sipas IGJEUM, gjatë ditës së sotme dhe ditës së enjte, priten reshje të dobëta të shoqëruara me dëbore në lartësi mbi 800 metër. Gjatë ditës së nesërme, temperaturat do të zbresin nën zero në zonat malore.

Njoftimi i plotë:

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.29) priten vetëm reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshje në formë dëbore në Lindje mbi 800 m.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 / 14 °C
në vendet malore: -2 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.29) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa veri të vendit deri e fortë.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999