Ka përfunduar takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kongresmenëve amerikanë. Takimi mes Bashës dhe kongresmenëve u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike dhe zgjati mbi 90 minuta.
Delegacioni i Kongresit Amerikan përbëhej prej Kryetarit të Komisionit të Ligjeve z. Bob Goodlatte, z. Steve King, z. Dave Trott, z. Matt Gaetz, z. Peter DeFazio, z. David N. Cicilline si dhe prej Ambasadorit të SHBA në Tiranë z. Donald Lu.
Gjatë takimit me kongresmenët amerikanë Basha ka qenë i shoqëruar nga aleatët e tij.
Më herët, kongresmenët amerikanë takuan dhe Presidentin Bujar Nishani e kryeparlamentarin Ilir Meta. Ndërsa, në orët në vijim pritet një takim dhe me kryeministrin Edi Rama.