Pavarësisht kritikave dhe skepticizmit, Kanye West ia doli dhe një herë të thyejë rekorde me krijimet e tij.
Albumi i shumëpërfolur “The Life of Pablo” është bërë albumi i parë kryesues i klasifikimit US Billboard që shumicën e shitjeve e ka marrë nga shërbimet streaming. Fillimi ishte i vështirë, me muajin shkurt që nuk dukej aspak premtues, por gjithçka duket se ka ndryshuar gjatë javëve të fundit. Saktësisht 94 mijë njësi albumesh të shitura deri në javën e parë të prillit, të cilat mjaftuan për të zbritur nga froni i albumeve “Traveller” të Chris Stapleton. Kjo përkon me periudhën kur albumi, përveç rrjetit Tidal, u publikua dhe në Spotify, Apple Music apo Google Play. Kanye kishte thënë që nuk do dilte kurrë nga orbita Tidal, por natyrisht që e bëri dhe...pati sukses.