INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për herë të parë bashkohen shqiptarët në Maqedoni

Për herë të parë bashkohen shqiptarët në Maqedoni

Publikuar më: 21:03 06-01-2017

Të gjithë partitë politike shqiptare do të bashkohen për herë të parë të shtunën në Shkup, dhe arsyeja e këtij bashkimi është një deklarataë e përbashkët, ku do të radhisin kërkesat e tyre për forminin e qeverisë. Tre partitë kryesore, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët do të deklarojnë frontin e tyre unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së ardhshme maqedonase, bën me dije Top Channel.

Në ditët e para pas zgjedhjeve u duk se bashkimi i shqiptarëve ishte sërish i pamundur, pasi dy parti, BDI dhe Besa thuajse përjashtonin çdo mundësi kontakti me njëra-tjetrën.

Por përfshirja e Tiranës zyrtare ka qënë intensive për bashkimin e këtyre elementëve thuajse përjashtues politikë ndaj njëri-tjetrit.

Pas një turi në Tiranë, por edhe në Prishtinë, duket se u arrit e pamendueshmja. Shqiptarët e Maqedonisë të shtunën dalin me deklaratën e përbashkët, ku do të parashtrojnë kushtet për çdo kabinet të mundshëm qeveritar në Shkup.

I pari mandat krijues është Gruevski, por 51 deputetët e tij janë larg shifrës 61 që kërkon Kushtetuta. 10 deputetët e BDI-së do të ishin mjaft, por ndërhyrja e qeverisë së majtë të Tiranës, e cila nuk e ka fshehur afërsinë me të majtin e Zaev, duket se e ka bërë të pamundur një kalkulim të Gruevskit për një aleancë vetëm më partinë e Ali Ahmetit.

Tashmë Gruevski por edhe Zaev duhet të bëjnë llogaritë me grupin e bashkuar të 18 deputetëve shqiptarë. I vetmi që nuk ka konfirmuar as pjesëmarrjen, por akoma as mandatin e tij, është Menduh Thaçi. Por tashmë, kjo nuk ka anjë rëndësi. 

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492