INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për herë të parë do mund të shihni Titanikun nën ujë me cilësinë më të lartë [VIDEO]

Për herë të parë do mund të shihni Titanikun nën ujë me cilësinë më të lartë [VIDEO]

Publikuar më: 10:06 22-08-2019

Anija më e famshme, Titanik tani mund të shihet aty ku është thellë në oqean me pamje të një cilësie të lartë. Një ekip eksploruesisht janë bërë të parët që e kanë parë, duke sjellë për të gjithë kuriozët pamjet e para me cilësi 4K të anijes legjendare. Titanik gjendet 4,000 metra poshtë sipërfaqes së Oqeanit Atlank. Imazhet e para me cilësinë 4K u filmuan gjatë një ekspedite dhe do të publikohen së bashku me një dokumentar, i cili është duke u realizuar.

Eksploruesit kanë thënë se anija është shumë e dëmtuar. Pjesa më e shkatërruar është ajo që në filim e keni parë me akomodim luksoz. Historiani i Titanik, Park Stephenson është shprehur se përkeqësimi i anijes është tronditës, duke shtuar se anija do vazhdojë të shkatërrohet me kalimin e kohës, si pjesë e një procesi natyror.
Titanik ishte një anije britanike për pasagjerë e cila u fundos në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik, më 15 prill 1912, për shkak të përplasjes me një ajsberg, gjatë lundrimit të parë për në New York. Fundosja e Titanikut ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,500 personave. Titanik ishte nje nga anijet më të mëdha të botës dhe historia e saj është ndër më të dhimbshmet.

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111