Fero është pjesë e labelit “On Records”, ku shumë artistë të estradës shqiptare kanë pasur fillesat e karierrës së tyre.
Ndër ta, më të famshmit mund të përmendim Mozzik, Getinjo dhe Kida.
Dy vëllezërit reperë shkaktuan shumë bujë me largimin e tyre nga kompania diskografike, pasi menaxheri Met Elshani akuzonte për prishjen e njëanshme të kontratës.
Kjo ka sjellë që shpeshherë të ketë edhe përplasje mes menaxherit dhe dy reperave.
Pas arrestimit të Loredanës, Met Elshani qe ndër të parët që reaguan në rrjetet sociale, duke u shprehur përmes një postimi në “Instastory” se askush s’i kishte besuar paralajmërimet e tij.
“Ju thosha se këta njerëz turp janë, e turpërojnë një komb.”
Ndërkohë dhe Fero ka pasur përplasje me vëllezërit. Në intervista të ndryshme reperi nga Gjilani ka shpjeguar se ai ka dashur të vazhdojë miqësinë, por të dy reperët duket se i kanë bërë të parët ‘’unfollow’ në “Instagram” dhe janë distancuar.
Sot, i pyetur për çështjen delikate të Loredanës në emisionin “E Diell” ai është përgjigjur me plot diplomaci:
“Duke qenë se jam pjesë e shoëbiz-it, siç e ke parë ti, e kemi parë të gjithë, mund të them se çfarëdo që ka ndodhur, shpresoj që drejtësia ta gjejë rrugën e vet.”
I pyetur nëse e dëgjon muzikën e ish-pjesëtareve të këtij labeli, Fero u përgjigj:
"Unë kam një lloj shijeje komplet ndryshe të muzikës sikurse të gjithë si Kida, Getinjo, Mozik dhe Loredana kanë një tjetër shije. Ndoshta as ata nuk e dëgjojnë muzikën time dhe këtu nuk ka vend për keqkuptime".