INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për herë të parë kampionë, presidenti i Kukësit shpërblen me 100 mijë euro stafin dhe lojtarët

Për herë të parë kampionë, presidenti i Kukësit shpërblen me 100 mijë euro stafin dhe lojtarët

Publikuar më: 11:19 21-05-2017

Për herë të parë kampione e Shqipërisë, presidenti i Kukësit shpërblen me 100 mijë euro stafin dhe lojtarët.

Në një kampionat të cilit nuk i dihej fundi, goleadori Pero Pejiç e vulosi dje se këtë vit i takonte verilindorëve. Përveç gëzimit të madh nga fitorja, kuksianët kanë të drejtë të jenë akoma më të lumtur dhe të festojnë sërish pasi presidenti Safet Gjici ka vendosur 100 mijë euro premio për stafin dhe lojtarët. Kujtojmë që Gjici ka përdorur shpesh metodën e shpërblimeve për lojtarët e tij, ashtu siç edhe i ka kritikuar në momente të sezonit kur nuk kanë bërë atë që duhet. Në ditët në vijim, skuadrës do t'i jepet dhe kjo premio e premtuar nga presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0039222240447998